Superliga në RTSH/ Shtyhet Besëlidhja-Kamza, miqve u aksidentohen disa lojtarë

Basketboll | 60 minuta më parë

Ndeshja mes Besëlidhjes dhe Kamzës, e vlefshme për javën e gjashtë të Superligës shqiptare të basketbollit për meshkuj, është shtyrë dhe nuk do të zhvillohet sot (të shtunën) siç ishte në program.

Shkaku i këtij vendimi ka qenë një aksident rrugor ku janë përfshirë disa lojtarë të ekipit mik. Incidenti i ditës së premte ka shtyrë Federatën Shqiptare të Basketbollit që të shtyjë takimin, i cili ishte në program për t’u transmetuar sot në rrjetin e Radio Televizonit Shqiptar në orën 19:00. A.V.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme