Tragjedi në Greqi! Shembet ndërtesa gjatë shuarjes së zjarrit, humbin jetën dy zjarrfikës dhe plagoset një tjetër
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë operacionit për shuarjen e një zjarri në një ndërtesë të braktisur në Zefiri, në bashkinë e Filit, mesditën e së shtunës. Dy zjarrfikës, përkatësisht 23 dhe 44 vjeç, kanë humbur jetën pasi një pjesë e ndërtesës ku po ndërhynin u shemb. Nga incidenti mbeti i plagosur edhe një tjetër zjarrfikës.
Autoritetet po hetojnë nëse dy efektivët humbën jetën nga asfiksia, për shkak të tymit dhe kushteve brenda ndërtesës që ishte përfshirë nga flakët, apo nëse u zunë poshtë nga materialet ndërtimore që u shembën.
Zjarri shpërtheu në një ndërtesë të braktisur në rrugën “Katsantoni”, në bashkinë e Filit. Qendra Operacionale e Shërbimit Zjarrfikës u njoftua rreth orës 11:40 të paradites, sipas orës lokale.
Në vendngjarje u angazhuan 20 zjarrfikës me gjashtë automjete nga stacionet e 10-të, 6-të dhe 12-të të zjarrfikësve të Athinës, si dhe forcat e njësisë speciale EMAK.
Gjatë operacionit për shuarjen e zjarrit, ndërsa zjarrfikësit po ndërhynin brenda ndërtesës së braktisur, një pjesë e saj u shemb, duke shkaktuar alarm për nxjerrjen e efektivëve të bllokuar.
Njëri prej zjarrfikësve u nxor fillimisht pa shenja jete dhe u mor nga një ambulancë e Shërbimit Kombëtar të Urgjencës (EKAB), për t’u transportuar në Spitalin Attikon. Një tjetër u nxor i plagosur, ndërsa informacionet e para bënin të ditur se po kërkohej edhe një zjarrfikës i tretë.
Informacionet e fundit konfirmojnë vdekjen e dy zjarrfikësve dhe plagosjen e një tjetri.
Shkaqet e zjarrit, si dhe rrethanat që çuan në shembjen e një pjese të ndërtesës, vijojnë të jenë nën hetim.
Për këtë qëllim është angazhuar Njësia Hetimore për Krimet e Zjarrit në Athinë. Të dhëna të rëndësishme pritet të dalin edhe nga hetimi mbi rrethanat.
Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë
Eisenkot akuzon Netanyahun për “fushatë raciste dhe agresive” kundër pakicës arabe në Izrael
Binance synon rikthimin e plotë të shërbimeve të tërheqjes deri në fund të javës së ardhshme pas sulmit kibernetik
- 13:52 Aksident në Pogradec, kamionçina përplaset me barrierat anësore dhe përmbyset për shkak të lagështisë
- 13:28 Finlanda hedh poshtë kërkesën e Rusisë për t’u larguar nga NATO si pjesë e bisedimeve të paqes në Ukrainë
- 13:17 Fatmir Xhafaj kundër përjashtimit të Spiropalit dhe Ndrecës nga PS: Të merren masa, por jo ekstreme
- 13:08 Berisha për emërimin e Demos si drejtues politik i Tiranës: Sfidë për konfliktualitet të madh, i aftë të kryejë çdo krim
- 12:55 Rama flet për Ballukun dhe Veliaj në Asamblenë e PS: Raporti me drejtësinë nuk ndryshon, paraburgimi është i padrejtë
- 12:51 Pas Elisa Spiropalit, Rama kërkon përjashtimin nga PS edhe të Plarent Ndrecës, avokatit të Veliajt