Policia e Kosovës ka bërë të ditur një rast të sulmit ndaj personit zyrtar në Vushtrri.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Wesley Clark” në Vushtrri, të premten në ora 10:15.


“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, për shkak se pasi nuk i është bindur zyrtarëve policorë derisa po merreshin me rregullimin e trafikut, ka bërë vozitje të rrezikshme duke tentuar të godas një zyrtar policor”, thuhet në raport.

I dyshuari pas pak është ndaluar nga njësia policore dhe përsëri nuk i kishte përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë duke e qëlluar një zyrtar policor.

Zyrtari policor ka pranuar trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/