Një tjetër jetë e humbur në tragjedi rrugore ndodhi mesditën e sotme.
Aksidenti ndodhi pak më parë në aksin e vjetër rrugor Fushë Krujë-Thumanë pranë fshatit Luz.
Policia tha se viktima është një burrë i cili ishte këmbësor dhe në rrethana që po hetohen u përplas nga një makinë.
Raportohet se Pal Filopati, nga Mirdita, po kalonte rrugën, kur dyshohet se është goditur nga një automjet tip ‘Mercedes’, që drejtohej nga Floxhen Bardhi.
Si pasojë, 65-vjeçari Filopati ka ndërruar jetë në vend.
Nga ky aksident ka shpëtuar bashkëshortja e të ndjerit e cila ishte pranë tij në momentet fatale.









