Vendi
Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, makina përplas për vdekje 65-vjeçarin

- *foto ilustruese
Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar rreth orës 14:10 në aksin rrugor Fushë-Krujë–Thumanë.
Një automjet me drejtues një 19-vjeçar, me inicialet F. B., ka përplasur një këmbësor 65-vjeçar, me inicialet P. F.
Si pasojë e përplasjes, këmbësori ka humbur jetën në vendngjarje.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




