Për tri net me radhë, publiku fierak ka mirëpritur në skenën e Teatrit “Bylis” komedinë “Miq për kokë”, me regji të Astiano Shehajt. Mes batutave, situatave plot humor dhe të qeshurave pa fund, spektatorët kanë duartrokitur performancën e aktorëve Klajdi Marku, Miola Sitaj dhe Anri Çelibashi.