Vijon protesta e thirrur nga studentët, të cilët kanë bllokuar rrugën e Durrësit, në afërsi të Ministrisë së Arsimit.
Në vendngjarje ka forca të shumta policie, që iu bënë thirrje protestuesve përmes megafonit të lironin rrugën dhe të mos pengonin lëvizjen e automjeteve.
Bëhet e ditur se për mbarëvajtjen e protestës dhe garantimin e rendit e sigurisë, policia ka angazhuar rreth 700 efektivë në terren.
Ndërkaq, rreth orës 15:20, protestuesit iu vunë zjarrin disa koshave të mbeturinave.