Pas “Deputeti që Duam”, PS krijon platformë për kandidatët për këshilltarë bashkiakë
Njësoj si me platformën “Deputeti që Duam”, socialistët pritet të ndjekin të njëjtën mënyrë edhe për përzgjedhjen e kandidatëve për këshilltarë bashkiakë.
Mësohet se në Partinë Socialiste do të ngrihet një platformë e ngjashme, e cila do të drejtohet nga tre deputetë të PS-së, mes tyre Bora Muzhaqi dhe Ermal Pacaj.
Të interesuarit do të kenë mundësi të aplikojnë përmes kësaj platforme, duke paraqitur dy letra rekomandimi. Njëra prej tyre duhet të vijë nga strukturat e partisë, pra të jetë një mbështetje nga një anëtar i PS-së, ndërsa tjetra duhet të jetë nga një person jashtë partisë.
Gjatë mbledhjes së Asamblesë së Partisë Socialiste është kërkuar që vëmendja kryesore të përqendrohet te Tirana, ku pritet të zhvillohet edhe beteja kryesore në zgjedhjet lokale të 9 majit.
Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete
“8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia
SHBA ndalon të gjitha fluturimet, çfarë dihet deri tani për kaosin në aeroporte
- 15:34 Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete
- 15:20 “8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia
- 15:15 Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë
- 14:56 Zbardhen diskutimet Xhafa, Majko dhe Braçe kundër kërkesës për Spiropalin dhe Ndrecën: Ne nuk jemi parti që përjashtojmë
- 14:52 Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin
- 14:45 Ministri i Jashtëm i Koresë së Jugut: Nuk duhet të kemi frikë nga ngritja e Kinës, por të zgjerojmë bashkëpunimin