
Thirrjet “Polici e krimit” janë dëgjuar gjatë protestës së sotme të studentëve para Ministrisë së Arsimit në Tiranë.
Me disa fletë të ngritura në duar, ku formohej mesazhi “Ne nuk harrojmë”, protestuesit rikthyen në vëmendje episodet e dhunshme të tubimeve të mëparshme, gjatë të cilave pretendojnë se janë përballur me dhunë nga efektivët e policisë.
Përmes pankartave dhe thirrjeve, studentët kujtuan përplasjet me uniformat blu dhe akuzat për dhunë gjatë protestave, duke përcjellë mesazhin se nuk kanë ndërmend t’i harrojnë ato ngjarje.
Këto mesazhe u bënë pjesë e protestës në ditën e 168-të të saj, ku studentët vijojnë të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.