Arlinda e mërzitur, flet për pëlqimin ndaj Norës në BBVK 5: Nuk kishte nevojë të më tregonte se nuk ishte e interesuar - Insajderi
×
  • Showbiz
  • Show

    Arlinda e mërzitur, flet për pëlqimin ndaj Norës në BBVK 5: Nuk kishte nevojë të më tregonte se nuk ishte e interesuar

    Insajderi
    14 November 2026 - 16:23
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Arlinda ka folur sërish për pëlqimin që ka shprehur ndaj Norës në shtëpinë e “Big Brother VIP Kosova 5”.

    Ndonëse Arlinda e ka bërë të qartë interesimin e saj për banoren tjetër, Nora nuk ka shfaqur të njëjtat ndjenja, duke i bërë të ditur se dëshiron ta ketë vetëm shoqe.

    Për këtë situatë, Arlinda ka biseduar me Zojën, së cilës i ka thënë se nuk kishte pasur nevojë që Nora t’ia bënte të qartë mungesën e interesimit, pasi ajo e kupton vetë kur ndjenjat nuk janë të ndërsjella.

    “Oj çikë, veç simpati kam thënë… S’po më kupton e s’di çka. Unë jam njeri që marr vesh. S’ke pasur nevojë me ardhë me më thënë që s’jam e interesuar. Më tha: ‘Po du me të pas shoqe’”, u shpreh Arlinda.

    Kështu, ajo duket se e ka kuptuar qëndrimin e Norës, e cila dëshiron që raporti mes tyre të mbetet në kuadër të shoqërisë.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    Showbiz
    13 November 2026
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark