Gazetari Klodian Tomorri ka reaguar pas deklaratave të sotme të Edi Ramës të bëra në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, lidhur me çështjen e ish-zv/kryeministres Belinda Balluku, duke e akuzuar atë për mbajtje të qëndrimeve me dy standarde sa i përket paraburgimit dhe procesit të drejtësisë.
Rama deklaroi sot se nuk e ka penguar drejtësinë në këtë çështje, por se ka kundërshtuar paraburgosjen e Ballukut, pasi, sipas tij, është kundër burgosjes së njerëzve pa u gjykuar më parë çështja.
Në reagimin e tij, Tomorri i kujton kryeministrit votat për heqjen e imunitetit të Sali Berishës dhe Arben Ahmetajt, duke ngritur pikëpyetje mbi qëndrueshmërinë e këtij qëndrimi.
Reagimi i gazetarit Klodian Tomorri:
Sharlatankryeministri
‘Nuk e kam penguar drejtësinë unë për çështjen e ish-zëvendëskryeministres’, tha sot. ‘Ajo që refuzova ishte paraburgosja e saj, sepse unë jam kundër burgosjes së njerëzve pa u gjykuar çështja. Kam qenë dhe do të jem kundër kësaj’, tha ai.
Po kur votove për t’i hequr imunitetin për arrestim, pa u gjykuar, Sali Berishës apo Arben Ahmetajt, nuk ishe bërë akoma kundër paraburgimit pa gjyq, ëëë? Më vonë u bëre.
Sharlatanizëm par excellence.
© SYRI.net