Shpërthimi i automjetit në Elbasan, arrestohen dy të dyshuar të tjerë për vendosjen dhe transportimin e eksplozivit

Dy persona të tjerë janë arrestuar gjatë operacionit të koduar “Porosia”, që po zhvillohet për zbardhjen e shpërthimit me lëndë plasëse të automjetit në pronësi të shtetases A. D. Ngjarja ndodhi më 5 nëntor në lagjen “28 Nëntori”, në Elbasan.

Të arrestuarit janë O. T., 24 vjeç, dhe S. P., 29 vjeç, të dy banues në Durrës. Lokalizimi dhe kapja e tyre u bë në bashkëpunim me strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Të lidhura

None found

Nga hetimet dyshohet se O. T. ka vepruar së bashku me 17-vjeçarin B. H., i ndaluar më parë, për vendosjen e lëndës plasëse në automjetin e A. D. dhe shpërthimin e saj. S. P. dyshohet se e ka transportuar lëndën plasëse me automjetin e përdorur për kryerjen e shpërthimit. Sipas policisë, këtë automjet e kishte siguruar E. T., i ndaluar menjëherë pas ngjarjes.

Hetimet, nën drejtimin e Prokurorisë, vazhdojnë për të dokumentuar plotësisht veprimtarinë e të dyshuarve dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë përfshirë. Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.


Shtuar më 14.11.2026 16:59

grandpashabet facebookBursa Escortgrandpashabet facebookjojobetgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabet resmi girişgrandpashabetgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusucasinofast güncel girişpadişahbetonline notaryxbahisgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetsuperbetingrandpashabet giriş