Koçiu reagon pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë: Nga kryeqyteti nis fitorja drejt Shqipërisë 2030
Zv/kryeministrja Albana Koçiu ka reaguar pas emërimit si bashkëkryetare e Partisë Socialiste në Tiranë, vendim i bërë publik në Asamblenë Kombëtare të PS-së.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Koçiu ka falënderuar kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë, duke u shprehur se do të vijojë punën në çdo lagje dhe njësi të kryeqytetit.
Koçiu e cilësoi Tiranën si pikënisjen e fitores së Partisë Socialiste drejt objektivit “Shqipëria 2030”.
“Me skuadrën, energjinë dhe vizionin e duhur për të përmbushur misionin historik të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe kontratën e besës me qytetarët për shërbime më cilësore dhe rezultate konkrete, duke bërë më shumë e më mirë çdo ditë. Mirënjohje Kryetarit të Partisë Socialiste për besimin e dhënë për të qenë bashkëkryetare e PS Tiranë. Bashkë me Ervinin, Ogertën dhe çdo socialis të Tiranës, do të vijojmë punën në çdo lagje e në çdo njësi, sepse pikërisht nga Tirana, kryeqyteti europian i të gjithë shqiptarëve, jepet shembulli i zhvillimit, krijohen mundësitë e reja për çdo familje dhe nis fitorja e Partisë Socialiste drejt ‘#SHQIPËRIA2030′”, shkruan Koçiu.
Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës
Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash
Zbardhen debatet në Asamble! Spiropali: Më quani flamingo, Rama: Nuk mund t’i gjuash me gurë shtëpisë
- 16:55 Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim
- 16:36 Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës
- 16:13 Protesta e studentëve zhvendoset te Zogu i Zi, bllokohet qarkullimi dhe i vihet flaka një koshi mbeturinash
- 16:11 Rama për deklaratat e Veliajt: Nuk janë të vërteta bisedat e pretenduara me ministrin Gogu
- 15:34 Koçiu dhe Demo marrin drejtimin e PS-së në Tiranë, reagon ministri: Besimin do ta kthejmë në punë konkrete
- 15:20 “8 pikat e PD-së për Reformën Zgjedhore”, Bylykbashi: Nuk ka zgjedhje të lira e të ndershme pa u ndarë shteti nga partia