Kosova barazon pa gola ndaj Izraelit, në ndeshjen e Nations League.
Dardanët e nisën mirë sfidën duke lëshuar sinjale të qarta me Zhegrovën.
Gjërat ndryshuan në pjesën e dytë, teksa te ekipi i Fodës, Hoxha doli me karton të kuq.
Ritmi vijoi të ishte i lartë, ndërsa rezultati mbeti i pandryshueshëm deri në fund. Kosova renditet në vendin e dytë me 6 pikë.










