Protestuesit zhvendosen para Kryeministrisë pas marshimit nga Ministria e Arsimit në Unazën e Tiranës

14 Nëntor 2026 | 16:59

Protestuesit kanë mbërritur përpara godinës së Kryeministrisë, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku po qëndrojnë në mënyrë paqësore. Rreth orës 17:00, të rinjtë janë grumbulluar përballë selisë së qeverisë, pas një marshimi disaorësh në rrugët e kryeqytetit.

Protesta nisi rreth orës 14:00 në Rrugën e Durrësit, përpara Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit qëndruan për rreth 1 orë e 30 minuta. Më pas, ata nisën marshimin në disa prej rrugëve të Tiranës, duke vijuar drejt zonës së Zogut të Zi dhe më tej drejt Kryeministrisë.

Gjatë marshimit, protestuesit morën koshat e mbeturinave që gjenin përgjatë rrugës dhe i vendosën në akset ku kalonin. Në rrethrrotullimin e Zogut të Zi, ata i vunë flakën njërit prej koshave, duke bllokuar qarkullimin e automjeteve për rreth 15 minuta.

Pas kësaj ndalese, marshimi vijoi drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit tashmë janë vendosur përpara Kryeministrisë dhe po vijojnë tubimin në mënyrë paqësore.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthimi me eksploziv në automjetin e një gruaje në Elbasan, arrestohen edhe dy personat e tjerë që ishin në kërkim

Policia ka arrestuar dy persona të tjerë në lidhje me shpërthimin me lëndë plasëse të një automjeti në pronësi të shtetases A. D., ngjarje e...
16:55 | 14/11/2026

Protestuesit vijojnë marshimin në Unazën e Tiranës, vendosin kosha mbeturinash përgjatë rrugës

Pasi bllokuan për disa minuta rrethrrotullimin e Zogut të Zi me një kosh mbeturinash, të cilit i vunë flakën, protestuesit kanë vijuar marshimin në Unazën...
16:36 | 14/11/2026

Aksident i rëndë në aksin Fushë-Krujë–Thumanë, automjeti përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me pasojë vdekjen është regjistruar këtë të shtunë në aksin e vjetër Fushë-Krujë–Thumanë, pranë fshatit Luz, ku një automjet ka përplasur për vdekje...
14:52 | 14/11/2026