Parashikimi misterioz që ndikoi në jetën e Princeshë Dianës, po kërkonte një vend që niste me shkronjën “A” për një jetë të re me kirurgun pakistanez
Pesëdhjetë vjet pas premierës së filmit legjendar “Rocky”, Filadelfia është kthyer në qendër të vëmendjes së adhuruesve të kinemasë.
Plot 570 fansa, të veshur si personazhi ikonik Rocky Balboa, u mblodhën në shkallët e Muzeut të Artit të qytetit, duke vendosur një rekord të ri botëror Guinness.
Ngjarja u zhvillua të premten, më 13 nëntor, në kuadër të festimeve për 50-vjetorin e filmit që e bëri të famshëm aktorin Sylvester Stallone dhe krijoi një prej personazheve më të dashur në historinë e kinemasë.
Pjesëmarrësit u paraqitën me veshjen karakteristike të boksierit: kapuç të zi, bluzë gri me kapuç, tuta sportive dhe atlete të zeza Converse, duke rikrijuar pamjen e Stallone-s në skenat e famshme të stërvitjes.
Sipas organizatorëve, për të hyrë në Librin e Rekordeve Guinness nevojiteshin të paktën 250 persona, por numri përfundimtar arriti në 570, më shumë se dyfishi i minimumit të kërkuar.
Pas konfirmimit të rekordit, qindra fansat vrapuan së bashku drejt majës së shkallëve të muzeut, duke riprodhuar një prej skenave më të famshme të filmit, në të cilën Rocky ngjitet duke vrapuar gjatë përgatitjeve për ndeshjen e tij të madhe.
Festimet në Filadelfia nuk kufizohen vetëm te ky aktivitet. Qyteti ka organizuar një sërë eventesh në nder të personazhit që është kthyer në një simbol të tij. Programi përfshin gara ngjitjeje në shkallët e muzeut, aktivitete për rikrijimin e skenave të stërvitjes së Rocky-t, si dhe një ceremoni të veçantë kushtuar statujës së boksierit, një prej monumenteve më të njohura të qytetit.
El buen cine no necesita de grandes presupuestos. Necesita de gente dispuesta, amor y buenas ideas. Y sino, que se lo digan a Stallone, que cuando rodó esta escena de “Rocky (1976)” la hizo sin pensarlo dos veces, ya que no tenían dinero para los permisos, y se dio prisa para no ser arrestado por la policía.
50 años tiene ya, y es pura HISTORIA del cine❤️🙌🏼
— Cinefilia Cult (@cinefiliacult) August 19, 2026
Ndërkohë, për të shtunën është paralajmëruar edhe gara tradicionale “Rocky Run”, ku pritet të marrin pjesë rreth 45 mijë vrapues nga të 50 shtetet amerikane dhe 75 vende të botës.
Një film me buxhet modest që u kthye në histori
Filmi “Rocky” u publikua në vitin 1976 dhe shënoi një pikë kthese në karrierën e Sylvester Stallone-s, i cili në atë kohë ishte një aktor pak i njohur. Ai shkroi vetë skenarin, duke rrëfyer historinë e një boksieri nga Filadelfia Jugore, i cili merr papritur mundësinë për t’u përballur me kampionin e botës në peshën e rëndë, Apollo Creed.
Edhe pse Rocky humbet ndeshjen, ai arrin të fitojë respektin e publikut duke dëshmuar se mund të përballet me sfidat më të mëdha. Historia e tij, e realizuar me një buxhet prej më pak se një milion dollarësh, u shndërrua në një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar.
Filmi fitoi çmimin Oscar për filmin më të mirë dhe u pasua nga disa vazhdime, ndërsa më vonë u zgjerua edhe me serinë “Creed”.
Filadelfia organizoi për herë të parë “Rocky Day” në vitin 2023, ku ishte i pranishëm edhe vetë Stallone. Një vit më vonë, aktivitetet u zgjeruan në një festival të plotë, ndërsa festimet e këtij viti janë edhe më të veçanta për shkak të 50-vjetorit të filmit.
Pesë dekada pas daljes në ekran, Rocky Balboa vazhdon të mbetet një simbol i këmbënguljes dhe i luftës për të arritur ëndrrat, ndërsa rekordi i ri Guinness dëshmon se popullariteti i tij është ende i jashtëzakonshëm.
Top Channel