Pas disa orësh diskutimesh ka përfunduar Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste. Në fokus të kësaj mbledhjeje kanë qenë zgjedhjet e 9 majit 2027, ku sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, e ka shpallur të hapur fushatën zgjedhore. Kjo Asamble u shoqërua me dy ndryshime në drejtimin politik të Tiranës, ku kryeministri Edi Rama ka larguar Erion Veliajn nga detyra e kryetarit të PS-së për kryeqytetin, duke vendosur në këtë funksion Albana Koçiun dhe Ervin Demon. Nga ana tjetër, Rama u ka kërkuar socialistëve angazhim maksimal për zgjedhjet e ardhshme. Asambleja e PS-së u zhvillua me dyer të mbyllura, ku nuk munguan diskutimet për organizimin e strukturave dhe përgatitjet elektorale, por pa u bërë publike ndryshime të tjera apo emra potencialë të kandidatëve për kryetarë bashkish.