
Situata pranë Kryesisë së Kuvendit është tensionuar, ndërsa forca të shumta policie janë vendosur përreth godinës, duke krijuar një perimetër sigurie.
Pas zhvendosjes së efektivëve drejt institucionit, protestuesit i kanë ndjekur nga pas, duke vijuar marshimin dhe brohoritjet.
Policia ka krijuar një kordon përpara Kryesisë së Kuvendit, me qëllim pengimin e afrimit të protestuesve pranë godinës.
Protestuesit ndodhen përballë forcave të rendit dhe vijojnë thirrjet e tyre, ndërsa situata në zonë mbetet e tensionuar. Forcat e Policisë po monitorojnë tubimin dhe lëvizjen e protestuesve.