Këtë të shtunë, protestuesit janë mbledhur sërish për të kundërshtuar qeverinë dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. “Pa dorëheqje nuk ndalojmë”, është një nga thirrjet e protestuesve, të cilët u kanë vënë zjarrin koshave të mbeturinave. E jo vetëm kaq, pasi ata i kanë hedhur në drejtim të forcave të policisë që janë të pranishëm në terren.