Pas disa orësh marshimi në rrugët e kryeqytetit, protestuesit janë rikthyer përpara godinës së Kryeministrisë, ku kanë vijuar tubimin kundër qeverisë së Edi Ramës.
Të rinjtë kanë përshkuar disa akse të Tiranës, duke shoqëruar marshimin me thirrje kundër kryeministrit dhe duke kërkuar dorëheqjen e tij. Tashmë protesta është përqendruar sërish në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.
Studentët kanë mbajtur një qëndrim të prerë, duke e cilësuar largimin e kryeministrit si të panegociueshëm dhe duke kundërshtuar ofertat e qeverisë për dialog.













