Riparohet defekti në rrjetin elektrik, rikthehet furnizimi me ujë në fshatrat e Dushkajës

Kompania Rajonale e Ujësjellësit (KRU) “Gjakova” ka njoftuar se është riparuar defekti në rrjetin e energjisë elektrike, i cili kishte shkaktuar ndërprerjen e funksionimit të pompave në Fabrikën e Filtrimit.
Sipas njoftimit, defekti ishte shkaktuar nga erërat e forta që përfshinë Komunën e Gjakovës.
Pas intervenimit të ekipeve të KRU-së, pompat e Fabrikës së Filtrimit do të rifillojnë funksionimin.
Kompania ka bërë të ditur se ndërkohë është rikthyer furnizimi me ujë në zonën e fshatrave të Dushkajës.
KRU “Gjakova” ka falënderuar ekipet e angazhuara për punën e pandërprerë deri në sanimin e defektit, si dhe konsumatorët për durimin dhe mirëkuptimin gjatë ndërprerjes së furnizimit./Telegrafi/
Nga
Telegrafi
1 minutë më parë
Top Lajme
Jobs
Real Estate




































