Katastrofa e zgjedhjeve të mesmandatit republikan është e plotë, demokratët po marrin edhe Alaskën
Sekretari amerikan i Transportit, Sean Duffy, ka reaguar pas kaosit të shkaktuar në aeroportet amerikane, ku mijëra fluturime u pezulluan për shkak të një ndërprerjeje në sistemin e kontrollit të trafikut ajror.
Sipas tij, problemi dyshohet se lidhet me punimet për riparimin e kabllove të vjetra të bakrit, ndërsa shkaku i saktë i defektit mbetet ende i paqartë.
Në një konferencë për shtyp, Duffy përjashtoi mundësinë e një sulmi kibernetik nga një shtet i huaj, duke shpjeguar se sistemet u rikthyen në funksion pasi autoritetet izoluan zonën ku po kryheshin punimet.
“Ne nuk besojmë se ishte një sulm kibernetik. Ky është një sistem i FAA-së që nuk reagonte në atë moment, ose kontraktori ynë nuk reagonte, ose pajisjet nuk funksiononin, dhe kjo shkaktoi ndërprerjen”, deklaroi ai.
Duffy sqaroi gjithashtu se defekti nuk kishte lidhje me përmirësimin e platformës SMART, e cila është projektuar për t’u ardhur në ndihmë pilotëve gjatë navigimit në kushte të vështira atmosferike.
Here’s the latest:
Operations are slowly returning to normal this morning. Planes are pushing back, taxiing, and taking off, and it is safe to fly.
We are in close coordination with the airlines to support the ongoing recovery.
You will continue to see some delays and cancellations as carriers reschedule flights and reposition aircraft/crews where they are needed most.
Our top priority right now is making sure travelers get home safely to their families as quickly as possible.
To our air traffic controllers, pilots, and flight crews who are working around the clock: the nation thanks you for your professionalism and dedication to the flying public.
We’ll be holding a press briefing to share additional updates at 10:30AM ET at USDOT headquarters. Please continue to check your flight status directly with your airline, and visit https://t.co/5jvR1ktpk5 for real-time airport updates.
— Secretary Sean Duffy (@SecDuffy) November 14, 2026
Gjatë konferencës, sekretari përsëriti thirrjen ndaj Kongresit amerikan për financime shtesë, në mënyrë që të modernizohet infrastruktura e kontrollit të trafikut ajror. Ai bëri të ditur se deri më tani janë investuar 12.5 miliardë dollarë, por nevojiten fonde të tjera për ta çuar investimin total në 50 miliardë dollarë.
“Sa gjatë do të presim, Amerikë?”, pyeti Duffy, duke theksuar se sistemi aktual ka nevojë për ndërhyrje urgjente.
Yesterday @FAANews, out of an abundance of caution, issued a nationwide ground stop to address telecommunications issues.
The FAA worked rapidly to isolate the issue and resolve it and reopen our skies.
Bottom line: Safety is always our #1 priority. https://t.co/5McbOOFLyu
— Secretary Sean Duffy (@SecDuffy) November 14, 2026
Ai pranoi se ndërprerja ka shkaktuar shqetësime të mëdha për udhëtarët, por nënvizoi se siguria mbetet prioriteti kryesor. “Dua që ata të kthehen në shtëpi shëndoshë e mirë”, tha ai, duke iu referuar pasagjerëve të prekur nga anulimet.
Ndërkohë, drejtuesi i Administratës Federale të Aviacionit (FAA), Brian Bedford, u kërkoi ndjesë udhëtarëve për situatën e krijuar, duke shpjeguar se pezullimi i fluturimeve u urdhërua si masë paraprake, për t’i dhënë kohë autoriteteve të identifikonin problemin dhe të lehtësonin presionin mbi sistemin.
Sipas tij, gjatë pezullimit katërorësh u prekën rreth 20 mijë fluturime. Nga këto, 8 mijë arritën të riktheheshin në program, ndërsa 12 mijë të tjera nuk mundën të realizoheshin, përfshirë rreth 9 mijë fluturime komerciale.
Bedford paralajmëroi se 4 mijë deri në 5 mijë fluturime nga 41 mijë të planifikuara mund të anuloheshin gjatë ditës, por siguroi se pjesa më e rëndë e situatës kishte kaluar. Ai shtoi se sistemi do të vazhdojë të përballet me probleme deri në zëvendësimin e infrastrukturës së vjetëruar.
Pavarësisht rikthimit gradual të operacioneve, vonesat dhe anulimet vijuan të preknin mijëra udhëtarë. Sipas të dhënave të FlightAware në kohën e raportimit, 3,807 fluturime ishin anuluar dhe 2,145 të tjera kishin pësuar vonesa.
Ndër kompanitë ajrore më të prekura ishin Delta Air Lines me 652 anulime, United Airlines me 553 dhe American Airlines me 520. Problemet më të mëdha u regjistruan në aeroportet O’Hare të Çikagos, Hartsfield-Jackson të Atlantës dhe John F. Kennedy të Nju Jorkut.
Duffy deklaroi se autoritetet po bashkëpunojnë me kompanitë ajrore për rikthimin e plotë të operacioneve, por paralajmëroi se udhëtarët duhet të presin ende vonesa dhe anulime.
Top Channel