I ftuar në studion e News24 Igli Cara komentoi zhvillimet e Asamblesë së Partisë Socialiste dhe deklaratat e kryeministrit Edi Rama.
Gjatë intervistës, Cara tha se kryeministri Edi Rama nuk bëri asgjë ndryshe edhe në këtë takim dhe se halli i tij nuk janë qytetarët dhe se është treguar mospërfillës ndaj problematikave.
“Rama një njeri që është në hall dhe tregoi që është mospërfillës ndaj qytetarëve, ndaj protestuesve dhe gjithçkaje që është bërë në Shqipëri. Tregoi që halli i tij është më i madh se halli i Shqipërisë. Nuk kemi më një parti socialiste, por tani mund ta quajmë partia e Ramës. Kryeministri vetëm artikulon fraza kundër protestuesve. Në asnjë moment nuk pati reflektim. Që kur ka ardhur në pushtet në 2013 sot nuk sheh asnjë nga bashkëpunëtorët, nuk e kalon numri 5 dhe mbetet vetëm ai. Të tjerët i ka larguar, kur njeriu nuk reflekton për asgjë kjo tregon që ke probleme. Rama ka treguar që ka përzgjedhur ministra që nuk kanë pasur karrierë politike por që të firmosin çdo gjë që shefi i vendos në tavolinë”, tha ai.
