Në një intervistë të fundit për Gazzetta dello Sport, Ronaldinho foli jo vetëm për rikthimin e tij në fushë pas 11 vitesh, por edhe për një nga bashkatdhetarët e tij, Endrick, emri i të cilit është përfolur në lidhje me Milanin dhe Romën për merkaton e janarit.
“Endrick ka luajtur në shumë liga dhe ka treguar performanca të mira në Francë, Brazil dhe Spanjë. Është shumë i ri dhe mund të bëjë gjëra të mëdha.
Mendoj se do të përshtatej shumë mirë në Serie A, te Milan ose te Roma. Me cilësitë që ka, ai mund të luajë kudo në botë”, tha Ronaldinho.
Endrick, 20 vjeç, ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje në të gjitha kompeticionet për Real Madridin këtë sezon, duke shënuar një gol pikërisht kundër Romës.
Në një intervistë të ditëve të fundit, sulmuesi brazilian nuk e përjashtoi mundësinë e largimit nga Real Madrid gjatë merkatos së janarit dhe sipas të gjitha gjasave destinacioni më i mundshëm duket Serie A.







