Courtois hedh sytë nga klubi italian, zbulohet dëshira e belgut

14 Nëntor 2026
19:15
Telesport
back button

Pavarësisht se është ende aktiv dhe një nga më të mirët në botë, në rolin e tij si portier, Thibaut Courtois, ka menduar kohë më parë për atë që do të bëjë pasi ta mbyllë me futbollin. Belgu është pjesë “NXTPLAY Capital”, një fond investimi me fokus në sektorët e sportit, medias, teknologjisë dhe markave të konsumit.

Së fundmi, fondi që ka aksioner kryesor Thibaut Courtois dhe Gonzalo Vila, ka paraqitur një propozim për të blerë 100 për qind të aksioneve të klubit italian, Reggiana, që është pjesë e Serie C.

Reggiana nuk do të jetë klubi i parë nën pronësinë e Courtois dhe Vila, pasi tashmë dyshja ka investuar në klubin francez Le Mans FC dhe atë belg KRC Genk, por shprehen të vendosur për të “ndërtuar diçka për të cilën banorët e Reggio Emilias mund të jenë krenarë: një klub ambicioz në fushë, pranë komunitetit dhe të krijuar për të zgjatur në kohë”, shpjegoi Courtois.

“T’u ofrojmë lojtarëve të rinj mjedisin e duhur për t’u zhvilluar, do të jetë thelbi i çdo gjëje që bëjmë”, shtoi portieri belg.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit