Protestuesi për Syri TV: Na boshatisët shtëpitë, prandaj mbushëm sheshet! Dorëheqja nuk mjafton ...

Protestuesi për Syri TV: Na boshatisët shtëpitë, prandaj mbushëm sheshet! Dorëheqja nuk mjafton ...

19:16, 14/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Studentët dhe qytetarët kanë protestuar sërish këtë të shtunë për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama dhe krijimin e një qeverie teknike për t’i hapur rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme. Studentë dhe qytetarë në mbështetje të tyre u mblodhën fillimisht të Ministria e Arsimit, ku i kanë vënë flakën edhe koshave të mbeturinave. Më pas studentët marshuan në drejtim të Kryeministrisë, ku u shënuan tensione, pasi policia provokoi protestuesit paqësor duke u futur mes tyre.

 Gazetarja e Syrit, Fjona Çelaj intervistoi njërin nga protestuesit i cili  thotë se doli në shesh pasi qeveria e kryeministrit Rama ia boshatisi shtëpinë.

Hedhur në krahë ka flamurin shqiptar ndërsa përpara ka pankartën ku shkruhet ‘Na boshatisët shtëpitë, prandaj mbushëm sheshet’

“Kam 3 diploma në shtëpi dhe të trija nuk kanë hyrë në punë. Fëmijët kanë emigruar. Kërkuan punë e nuk gjetën dot. Vajza inxhineri fizikë, i dyti inxhinieri mekanike dhe farmaci. Djalin e kam farmaci tani viti I pestë.

Vajza kërkoi punë nuk gjeti. U martua dhe emigroi. Unë jetoj vetëm me bashkëshorten. Jetoj në Tiranë me qira.  Kam që ditën e dytë në protestë dhe nuk i ndahem më. Kemi ardhur për të jetuar në Tiranë prej 15 vitesh për ti qëndruar fëmijëve afër.  Kërkuam punë në Tiranë nuk gjetëm e u detyruam të shesim në rrugë cigare. Nuk ja dua më dorëheqjen e pastaj nuk e pres. Njeriu që gjithë jetën është mësuar të marrë nuk mund të japë dorëheqjen. Duhet tia marrim të mos presim të na e japë. Dorëheqja nuk mjafton. Ka dhe këmbëheqje dhe kokëheqje"

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco