Cristiano Ronaldo arriti të ndryshonte një nga zakonet e vendosura tek Juventusi gjatë periudhës kur Massimiliano Allegri drejtonte skuadrën. Ish-mbrojtësi i bardhezinjve, Medhi Benatia, ka zbuluar një histori interesante që lidhet me grumbullimet e detyrueshme para ndeshjeve dhe reagimin e trajnerit italian ndaj kërkesës së yllit portugez.
Në një intervistë për “Canal+”, ish-futbollisti maroken tregoi se Ronaldo, pas transferimit nga Real Madridi në vitin 2018, nuk ishte aspak i mësuar me zakonin e futbollistëve italianë për të qëndruar të grumbulluar në hotel përpara takimeve.

“ Në vitin 2018 mbërriti Cristiano Ronaldo, i cili nuk i pëlqente shumë grumbullimet, pasi nuk ishte mësuar me to. Ai më tha: ‘A ka mundësi të flasim pak me italianët, me trajnerin?’. Unë iu përgjigja: ‘Po, sigurisht. Do të përpiqemi’”, rrëfeu Benatia.
Më pas, ish-mbrojtësi vendosi të ndërmjetësonte për të zgjidhur këtë çështje. Fillimisht bisedoi me kapitenin Giorgio Chiellini, duke i shpjeguar se Ronaldo nuk ndihej komod me këtë rutinë dhe preferonte të mos qëndronte i grumbulluar përpara ndeshjeve.
Chiellini e pyeti nëse portugezi ia kishte shprehur personalisht këtë dëshirë dhe, pasi mori konfirmimin, të dy vendosën të bisedonin me trajnerin Massimiliano Allegri.
“Shkova te Chiellini dhe i thashë: ‘Gio, kemi një shok skuadre këtu që nuk i pëlqejnë shumë grumbullimet dhe gjithçka që lidhet me to’. Ai më pyeti pse dhe nëse Cristiano ma kishte thënë vetë. Më pas shkuam së bashku të flisnim me Allegrin”, tregoi Benatia.
Ish-futbollisti zbuloi edhe përgjigjen e trajnerit italian, i cili vendosi të mos e bënte më të detyrueshme këtë praktikë për të gjithë lojtarët.
“Trajner, janë tre apo katër lojtarë, kryesisht futbollistët më të rëndësishëm, që do të preferonin të mos qëndronin në grumbullim, nëse është e mundur”, i thanë ata Allegrit.
Përgjigjja e teknikut ishte e drejtpërdrejtë: “Kush dëshiron të qëndrojë i grumbulluar, le të qëndrojë. Kush nuk dëshiron, nuk ka pse ta bëjë”.
Kështu, Ronaldo arriti të shmangte një nga zakonet e Juventusit, duke përfituar nga fleksibiliteti i Allegrit. Një histori që Benatia e ka kujtuar si një nga episodet interesante të periudhës së tij në Torino.
© SYRI.net
Pas nëntë vitesh martesë, Dani Alves dhe Joana Sanz drejt divorcit, zbulohet arsyeja e ndarjes
Hidhërim në futbollin shqiptar, ndërron jetë në moshën 45-vjeçare ish-futbollisti i Shkëndijës
Mancini para Belgjikës: Krenari të luftojmë për çerekfinalet në një grup kaq të vështirë, formacionin e kam të qartëBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: