
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook pas publikimit të Raportit të Zgjerimit të Bashkimit Europian, ku rekomandohet nisja e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për Traktatin e Anëtarësimit të Shqipërisë në BE.
Rama e cilësoi këtë një arritje të rëndësishme dhe theksoi se asgjë nuk duhet ta largojë Shqipërinë nga objektivi i anëtarësimit në Bashkimin Europian në vitin 2030.
“Rekomandojmë nisjen e përgatitjeve gjatë vitit 2027 për TRAKTATIN E ANËTARËSIMIT TË SHQIPËRISË në Bashkimi Europian” – kjo është fjalia historike e Raportit të Zgjerimit të BE-së dhe tek togëfjalëshi, Traktati i Anëtarësimit të Shqipërisë, është thelbi i arritjeve tona të mëdha dhe i përgjegjësisë sonë të madhe, për të mos lejuar që asgjë, askush, asnjë furi gurësh, molotovësh, balte apo glasash, të na shpërqëndrojë nga misioni historik i Shqipërisë 2030 në Bashkimin Europian
Ky ishte edhe thelbi i mbledhjes së Asamblesë Kombëtare sot, ku pashë atë dritën që ndizet në sytë e socialistëve kur zgjohen për të nisur rrugën e një beteje të re, për një fitore të re, për Shqipërinë dhe historinë e saj.
9 MAJI 2027 DO TË JETË DITA E EUROPËS DHE E PARTISË SOCIALISTE – për këtë s’ka nevojë të shkojmë deri në Kuç.”