Norvegjia arriti të marrë maksimumin në sfidën e saj të radhës në Nations League. Skuadra skandinave iu imponua Uellsti në sfidën e luajtur në shtëpi duke e mundur me rezultatin 3-1 për t’u ngjitur në kuotën e 6 pikëve.

Pjesa e parë mes dy skuadrave ishte relativisht e qetë dhe u mbyll me barazimin pa gola 0-0. Gjërat ndryshuan pas pushimit të sfidës kur u shënuan të gjithë golat e këtij takimi.

Ishte Norvegjia ajo që zhbllokoi rezultatin teksa në minutën e 59 shënoi me Nusan për të marrë avantazhin 1-0. Tetë minuta më vonë ishte  Andreas Schjelderup që dyfishoi shifrat teksa shënoi pas një asisti të Erling Haaland duke e çuar rezultatin në 2-0. Uellsi rihapi llogaritë e sfidës në minutën e 79 kur shkurtoi diferencën në 2-1 me golin e David Brooks. Por Norvegjia u kundërpërgjigj dhe mbylli të gjitha historitë e sfidës pikërisht me golin e Erling Haaland që ekzekutoi saktë një penallti dhe sfida u mbyll 3-1 për skuadrën skandinave

Në ndeshjen tjetër, Hungaria fitoi ndaj Gjeorgjisë në fushën e kësaj të fundit me rezultatin 2-0 dhe merr vendin e parë në Grupin B2 të Nations League. Pjesa e parë e sfidës u mbyll me barazimin 0-0 me Hungarinë që e zgjidhi këtë përballje në 45 minutat e dyta. Në minutën e 73 një autogol i Lasha Dvali i hapi rrugën suksesit të Hungarisë që mori kryesimin në 1-0. Kur kishin mbetur 5 minuta nga fundi i sfidës Varga fiksoi fitoren 2-0 të Hungarisë që shkon në kuotën e 10 pikëve, ndërsa Gjeorgjia mbetet me 2 pikë pas 5 ndeshjeve.

Top Channel