Pas rreth 7 orësh seancë maratonë në Gjykatën e Fierit, trupi gjykues, i përbërë nga gjyqtari Noel Veizi dhe prokurori Leonard Suçi, ka vendosur vijimin e masës së sigurisë “Arrest me burg” për drejtorin e Spitalit të Fierit, Arben Voja, si dhe për Dilaver Shytin dhe Anila Haxhiun.

Ndërkohë, gjykata ka ndryshuar masën e sigurisë për Fjorelo Biden. Ndaj tij janë caktuar tri masa me karakter ndalues.

Vendimi është marrë pas një seance të gjatë në Gjykatën e Fierit, ku është shqyrtuar kërkesa për masat e sigurisë ndaj personave të përfshirë në këtë çështje.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb