• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

“Pa mua jeni një m…” – Të pathënat e asamblesë së socialistëve

by editor
November 14, 2026
in Aktualitet, Kronikë, Kryesore, Politike
“Pa mua jeni një m…” – Të pathënat e asamblesë së socialistëve
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Asambleja Kombëtare e Partisë Socialiste e zhvilluar këtë të shtunë me dyer të mbyllura ka qenë shumë më e tensionuar nga sa u paraqit publikisht pas përfundimit të saj.

Burime të Vox News brenda mbledhjes tregojnë se Edi Rama ka zhvilluar një nga fjalimet më të ashpra ndaj deputetëve dhe drejtuesve socialistë, duke kombinuar kritikat politike me një fjalor që, në disa momente, ka kaluar në fyerje të drejtpërdrejta.

Mesazhi që është përsëritur disa herë nga kryeministri ka qenë i njëjtë:

“Ku ishit ju kur Tirana u dogj?”

Sipas burimeve të Vox News, Rama i ka akuzuar deputetët socialistë se u tërhoqën në momentin kur qeveria dhe Partia Socialiste u gjendën nën presionin më të madh politik dhe të protestave.

“Më latë vetëm, menduat se mbarova!”, mësohet t’u ketë thënë Rama të pranishmëve.

Në vijim, ai ka qenë edhe më i drejtpërdrejtë:

“U zhdukët sepse menduat: iku ky…”

Një pjesë e zemërimit të Ramës, sipas burimeve të Vox News, është përqendruar edhe te sjellja e socialistëve në rrjetet sociale.

“Ju bëhet qejfi kur në Instagram dhe Facebook shahet Taulant Balla”, mësohet të jetë shprehur ai.

“Ju keni vetëm logon, votat i kam unë”

Momenti më i fortë i mbledhjes ka ardhur kur Rama ka folur për protestat dhe marrëdhënien mes deputetëve, Partisë Socialiste dhe elektoratit.

Sipas burimeve të Vox News, ai u ka thënë deputetëve se protestat nuk janë vetëm kundër tij personalisht, por kundër gjithë Partisë Socialiste.

“Nuk protestojnë kundër meje, por kundër jush. Nuk duan PS!”
Më pas, Rama ka kaluar në një deklaratë edhe më të rëndë për raportin e tij me partinë:

“Ju keni vetëm logon, votat i kam unë. Jam më i madh se partia, pa mua jeni një mut!”

Burimet e Vox News e përshkruajnë sallën në këtë moment si të ngrirë, me shumë pak reagime nga të pranishmit.

Por jo të gjithë u vunë në shënjestër. Sipas informacionit të Vox News, Taulant Balla, Belinda Balluku, Niko Peleshi, Albana Koçiu dhe Ervin Demo ishin ndër të paktët emra që Rama i përdori si referenca pozitive gjatë fjalimit.

Ata ishin, sipas burimeve, të vetmit që në thelb i shpëtuan “furtunës” së kritikave dhe fjalorit të rëndë që iu drejtua pjesës tjetër të sallës.

Veçanërisht e fortë ka qenë mbështetja për Albana Koçiun.

Rama e ka prezantuar atë me tone aq të forta sa, sipas burimeve, deklarata e tij ka shkaktuar habi në sallë:

“Albana është kryetarja që Tirana ka nevojë sot.”

Në përfundim të Asamblesë, u bë publik edhe pozicionimi i Albana Koçiut dhe Ervin Demos në drejtimin e strukturave socialiste të Tiranës.

Një tjetër episod që Vox News mëson nga brenda mbledhjes lidhet me mënyrën se si duhej të komunikohej Asambleja për publikun.

Rama u ka kërkuar të pranishmëve që diskutimet e brendshme të mos dilnin jashtë.

“Kur të dilni nga kjo mbledhje, s’do tregoni asgjë çfarë u fol këtu”, mësohet tu ketë thënë Rama.

Madje, Rama u ka përcaktuar edhe linjën që duhej të përcillej në media.

“Do thoni vetëm se këtu ndezëm motorët për zgjedhjet bashkiake, se u fol për forcën e PS-së dhe për rrugën që do ta çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian”.

Dhe në fakt, pas përfundimit të mbledhjes, komunikimi publik nga drejtuesit socialistë u përqendrua pikërisht te organizimi partiak dhe përgatitjet për zgjedhjet vendore.

Një tjetër çështje që ka prodhuar tension ka qenë ajo e Elisa Spiropalit.

Sipas burimeve të Vox News, Rama ka kërkuar që Spiropali të mos marrë më pjesë në mbledhjet e Asamblesë, duke u shprehur se ajo mund të mbetet anëtare e partisë, por jo pjesë e këtij forumi.

“Elisa nga sot nuk shkel më në asnjë mbledhje Asambleje. Është vetëm anëtare e partisë, por kurrë në Asamble”, ishte mesazhi i Ramës.

Por përplasja që ka krijuar një nga momentet më të forta të mbledhjes ka qenë ajo me Pandeli Majkon.

Burimet e Vox News thonë se, pas një debati ku Rama e ka adresuar Majkon me tone fyese, ish-deputeti socialist është ngritur në këmbë.

“Dua të them diçka që ju s’keni asnjëri guxim ta thoni, por të gjithë e mendoni: Tiranën e kemi të humbur. Nëse bëhen zgjedhje sot, ne nuk fitojmë!” – ka thënë Majko.

Sipas të njëjtave burime, Rama e ka ndërprerë Majkon dhe nuk e ka lejuar ta vijojë më tej ndërhyrjen e tij. Sipas një deputeti të pranishëm në mbledhje, ai tha për Vox News se kjo ishte një nga mbledhjet më të turpshme të Asamblesë së PS./Vox News

Previous Post

Komunikatë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

editor

editor

TË FUNDIT

“Pa mua jeni një m…” – Të pathënat e asamblesë së socialistëve

“Pa mua jeni një m…” – Të pathënat e asamblesë së socialistëve

November 14, 2026
Komunikatë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

Komunikatë e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste

November 14, 2026
Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç

Italiania rrëfen tmerrin në klinikën dentare në Tiranë: Protezat m’i ngulën me çekiç

November 14, 2026
Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital

Përplasje mes dy makinave në aksin Qukës–Prrenjas, një person në spital

November 14, 2026
“Spitalet shqiptare do të më linin dy fëmijë jetimë”, rrëfimi prekës i gruas me kancer në protestë

“Spitalet shqiptare do të më linin dy fëmijë jetimë”, rrëfimi prekës i gruas me kancer në protestë

November 14, 2026
Elisa Spiropali përjashtohet nga çdo funksion drejtues në PS

Elisa Spiropali përjashtohet nga çdo funksion drejtues në PS

November 14, 2026
Shkon në tre numri i të arrestuarve për shpërthimin me tritol ndaj punonjëses së Bashkisë Elbasan

Shkon në tre numri i të arrestuarve për shpërthimin me tritol ndaj punonjëses së Bashkisë Elbasan

November 14, 2026
Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin

Përplasja me Ramën, Spiropali nuk tërhiqet: Nuk e kam turpëruar PS-në, mes nesh ka abuzues me pushtetin

November 14, 2026
“Arrestoni Ramën dhe Berishën”, të rinjtë i vënë zjarrin koshit të mbeturinave

“Arrestoni Ramën dhe Berishën”, të rinjtë i vënë zjarrin koshit të mbeturinave

November 14, 2026
Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e partisë

Rama kërkoi përjashtimin e Elisa Spiropalit, Blendi Klosi: Vazhdon të jetë anëtare e partisë

November 14, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    Me kallash në dorë, PAMJE nga momenti kur Izmir Sakica, Samuel Troshani dhe Alind Kajoshi dhunojnë Vladimir Bruçin

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aksidenti në rrugën e Arbërit: 2 viktima dhe disa të plagosur, emrat

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • I kërkoi të birit të dorëzohej në polici, por u vra me tritol në makinë/ “Në Shënjestër” “zbërthen” ekzekutimin e Isuf Jaçajt në Sarandë

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL