Planifikuan foton perfekte, por jeta kishte plane të tjera!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 14.11.2026, 21:38

Një video e filmuar në brigjet e Stambollit është kthyer në një hit në rrjetet sociale, duke marrë miliona shikime dhe duke bërë xhiron e internetit.

Pamjet tregojnë tre të rinj që po pozonin për një fotografi përballë Kullës së Vashës, në zonën e Üsküdar, kur një dallgë gjigante u përplas papritur drejt tyre dhe i mbuloi tërësisht me ujë.

Në ato momente, erërat e fuqishme jugperëndimore, të njohura në Turqi si “lodos”, kishin shkaktuar dallgë të mëdha përgjatë bregdetit të Stambollit. Shumë qytetarë dhe turistë po afroheshin për të fotografuar spektaklin e detit të trazuar, por për tre të rinjtë, poza e planifikuar përfundoi krejt ndryshe.

Videoja u regjistrua nga krijuesi i përmbajtjeve Yusuf Albayrak, i cili po filmonte dallgët në atë zonë. Sipas mediave turke, tre të rinjtë që shfaqen në video janë Ekrem Azze, 16-vjeç, Yusuf Bertan, 17-vjeç, dhe Abdurrahman Bozok, 16-vjeç.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku llogari të shumta nga vende të ndryshme i ripublikuan, duke tërhequr miliona shikime dhe komente.

Ndonjëherë mund të planifikosh fotografinë perfekte, por jeta ka planet e veta!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit