Tre të vdekur dhe pesë të plagosur është bilanci i aksidenteve në rrugë gjatë të shtunës. Mjeshtri i Madh i Ansamblit të Mirditës, Paulin Filopati, u përplas për vdekje nga një makinë, në aksin Fushë Krujë-Thumanë. 65-vjeçari nga Rrësheni po ecte me bashkëshorten në rrugë, kur u përplas nga një makinë, që drejtohej nga një 19-vjeçar. Ai ndërroi jetë nga plagët e rënda, ndërsa bashkëshortja nuk u lëndua. Drejtuesi i mjetit, që shkaktoi aksidentin e rëndë, është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme. Me herët gjatë të shtunës, një tjetër aksident tragjik u shënua pranë tunelit të Murrizit, në Rrugën e Arbrit. Përplasja e fortë mes dy automjeteve u mori jetën dy personave dhe la të plagosur pesë të tjerë.