Vendosni fjalën kyçe....

Shiroka Pula: Për Kosovën, Amerika është më shumë se një aleate strategjike


Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku  shprehu mirënjohjen për SHBA-në dhe kontributin e ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.

Shiroka Pula theksoi se Amerika është më shumë se një aleat strategjik për Kosovën, duke kujtuar mbështetjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së vendit dhe rolin e saj në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtet.

“Presidentja Shiroka Pula mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, mori pjesë në Ballon e Marinsave Amerikanë, të organizuar me rastin e 251-vjetorit të themelimit të Korpusit të Marinsave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Me këtë rast, Presidentja Shiroka Pula shprehu mirënjohjen e thellë për Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe për kontributin e jashtëzakonshëm të ushtarëve amerikanë në mbrojtjen e lirisë dhe paqes.

Ajo theksoi se për Kosovën, Amerika është shumë më tepër se një aleat strategjik, duke kujtuar përkrahjen amerikane në momentet më të vështira të historisë së Kosovës, si dhe kontributin e saj në realizimin e ëndrrës për liri dhe shtet.”