Autoritetet italiane për mbrojtjen e të dhënave kanë gjobitur gjigantin e rrjeteve sociale Meta me 805 milionë euro për qasjen në fotografitë e përdoruesve të Androidit pa pëlqimin e tyre.
Autoriteti italian për Mbrojtjen e të Dhënave ka thënë se Meta nuk i kishte informuar në mënyrë të duhur rreth 20 milionë përdorues të telefonave inteligjentë se aplikacioni Facebook kishte qasje në fotografitë dhe videot e tyre përmes një funksioni të aplikacionit.
Autoriteti i ka dhënë Metës 60 ditë afat për ta çaktivizuar këtë funksion dhe për të kërkuar veçmas pëlqimin e përdoruesve.
Gjoba është ndër më të mëdhatë që një autoritet italian u ka shqiptuar ndonjëherë kompanive të teknologjisë.
Rasti lidhet me një funksion të Facebookut që sugjeron fotografi dhe video nga galeria e telefonit të përdoruesit si ide për publikime të reja.
Edhe
Meta gjobitet me 25 miliardë dollarë për “gënjeshtra” lidhur me privatësinë e të dhënave të përdoruesve
Autoriteti ka thënë se gjatë përcaktimit të gjobës mori parasysh “numrin e madh të personave të prekur”, si dhe faktin se shkelja “vazhdon për përdoruesit që nuk e kanë përditësuar aplikacionin dhe për ata që tashmë kanë dhënë pëlqimin për këtë sistem”.
Si faktor tjetër rëndues, autoriteti përmendi edhe “mungesën e bashkëpunimit nga Meta”.
-
Gjykata gjermane e shpall Metan përgjegjëse për reklamat e rreme në Instagram e Facebook
-
Meta dakordohet për ndryshime të mëdha në Facebook e Instagram pas marrëveshjes 17 mld dollarëshe
-
Meta "fshehu të vërtetën" lidhur me sigurinë e fëmijëve - Nis gjyqi për rrjetet sociale
-
Meta gjobitet me mbi 500 milionë dollarë për rrezikimin e fëmijëve në rrjetet sociale