Vivienne Jolie, vajza 18-vjeçare e aktorëve Brad Pitt dhe Angelina Jolie, ka zbuluar se ka vuajtur nga një çrregullim i të ushqyerit dhe se në fillim të këtij viti ishte shtruar në spital për shkak të gjendjes së saj.
Ajo e ndau këtë përvojë personale përmes një deklarate të publikuar në ekspozitën e saj artistike, të titulluar “The Tulip Field”, e mbajtur nga 2 deri më 8 nëntor në Los Angeles.
Vivienne tregoi se gjatë qëndrimit në spital ishte ndier e zemëruar, e sëmurë dhe shumë e vetmuar, por mirësia dhe mbështetja e stafit dhe fëmijëve të tjerë e ndihmuan të kalonte këtë periudhë të vështirë. Ajo e cilësoi atë si kohën më të keqe, por njëkohësisht edhe më të mirë të jetës së saj.
Ndërkohë, Vivienne ka hequr ligjërisht mbiemrin e babait të saj, Pitt, duke zgjedhur të mbajë mbiemrin Jolie. Edhe motrat dhe vëllezërit e saj kanë bërë ndryshime të ngjashme në përdorimin e mbiemrit, disa prej tyre edhe përmes procedurave ligjore.
Brad Pitt dhe Angelina Jolie u martuan në vitin 2014 në Francë, por u ndanë dy vjet më vonë. Marrëveshjen përfundimtare të divorcit e arritën në vitin 2024.
-
Vajza e Brad Pitt dhe Angelina Jolie heq zyrtarisht mbiemrin e të atit
-
Pse fëmijët e Brad Pittit po heqin mbiemrin e tij? Përçarja familjare ka arritur pikën pa kthim
-
Vajza e Angelina Joliet dhe Brad Pittit kërkon zyrtarisht ta heqë mbiemrin e babait
-
Zahara Jolie heq zyrtarisht mbiemrin Pitt
-
Brad Pitt rrëfen periudhën e vështirë pas divorcit nga Angelina Jolie