UFC-334/ Rikthimi i Nunes në kafaz është një zhgënjim, Kayla Harrison konfirmohet kampione e botës

15 Nëntor 2026
6:56
Telesport
back button

Luftëtarja amerikane Kayla Harrison (20 fitore e 1 humbje në karrierë) konfirmohet kampione e botës në peshën “bantamweight” (pesha 62kg) në artet marciale mikse, duke mbrojtur me sukses titullin fituar në qershor.

Në eventin UFC-334 zhvilluar sot në ‘Madison Square Garden’ të Nju Jorkut, ajo mundi me “submission” rivalen braziliane Amanda Nunes, ish-kampione e këtij Divizioni, që rikthehej në kafaz pas 3 vitesh.

Por ky rikthim nuk ishte i suskesshëm, pasi Harrison triumfoi me një kapje pas qafe në mesin e raundit të katërt, duke detyruar gjyqtarin ta ndalë sfidën. Për Nunes, kjo ishte humbja e 6-të në karrierë.

Një duel mjaft i fortë mes Harrison dhe  Nunes, me brazilianen që vuri zemrën në kafaz, por nuk ia doli dot mbanë. Spektakël në kafaz, me grushte e shkelma nga të dyja luftëtaret, por Harrison arriti të bëjë diferencën.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit