Sot në orën 08:00 nis edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës. Eventi sportiv do të bëjë bashkë rreth 5,800 garues.
Risia e këtij edicioni është gara 5 kilometra, duke krijuar më shumë mundësi për përfshirjen e qytetarëve.
Për organizimin e Maratonës janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 punonjës policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës.
Deri në orën 16:00, një pjesë e rrugëve do të jenë të bllokuara.
E gjithë unaza e vogël e Tiranës nuk do të ketë qarkullim të automjeteve, po ashtu bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri, siç tregohet në hartën e ilustruar. Nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rruga e Kavajës, e Durrësit, “Myslym Shyri”, rrugët e ish-Bllokut dhe kryqëzimet që të nxjerrin nga bulevardi në Rrugën e Elbasanit, do të jenë të bllokuara.
Për shkak të maratonës, të dielën edhe disa linja të transportit publik urban do të devijohen.










Komente
Komento