• Kontakt
Sunday, November 15, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • Sind Sie bereit für den Nervenkitzel des Online-Glücksspiels unterwegs? Bei woolbet können Sie auf Ihrem Smartphone oder Tablet in Echtzeit mit echten Dealern spielen und gewinnen!

  • Pokud hledáte autentický zážitek s živými krupiéry a vzrušujícím atmosférickým prožitkem, Cupidono casino vám nabízí přesně to, co potřebujete, přímo z pohodlí vašeho domova.

  • Wenn Sie den Nervenkitzel eines echten Casinos erleben möchten, dann sind live Dealer-Spiele die perfekte Wahl, und mit Mythoswin können Sie die Spannung in Echtzeit genießen.

  • Con l’arrivo della sera, migliaia di giocatori si preparano a scoprire la magia delle slot online su Boho, dove i jackpot progressivi crescono ogni giorno per emozioni senza pari.

  • Wenn Sie nach einer aufregenden Vielfalt an Casinospielen slotsgallery casino eine umfassende Auswahl an Slots, Tischspielen und Live-Dealer-Erlebnissen von führenden Anbietern.

Fillimi AKTUALITET

Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët

Edhe si kryeministër ndaj qytetarëve edhe si kryetar partie ndaj socialistëve Edi Rama po tenton të imponohet përmes dhunës dhe friksimit duke dëshmuar se e ka kuptuar rënien e ndjeshme të popullaritetit

09:07 : 15/11/2026
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Andi Bushati

Mbledhja e fundit e socialistëve në brigjet e gjirit oligarkik të Lalëzit tregoi se Edi Rama po sillet edhe me partinë po me të njëjtin stil si ndaj flamingove dhe studentëve. Si kryeministër ai urdhëroi gjoba dhe dhunë kundër atyre që zgjodhën të protestonin, ndërsa shpërbleu lakejtë me uniformë që i qëndruan besnikë.

Si kryetar i PS, ai shpërndau poste dhe lavdërime për kryepolicin Ervin Demo, për Albana Koçiun, që guxoi të kërcënonte prindrit me moskthimin e fëmijëve të tyre në shtëpi, ndërsa, nga ana tjetër, ndëshkoi të pabindurit.

Erion Veliaj nuk do jetë më drejtues i qarkut të Tiranës, pasi ka guxuar ta sfidojë hapur ish “mentorin” e tij. Elisa Spiropali u përjashtua nga forumet drejtuese, pasi nuk shërben më si pasqyra para së cilës Skënderbeut i pëlqente të shikohej. Plarent Ndreca e hëngri vetëm se guxoi të vijonte zanatin, si mbrojtës i kryebashkiakut të burgosur.

Lexo edhe:

Të dëgjojmë zërin e njerëzve! Parodi nga fjalimi i Edi Ramës para Asamblesë Socialiste

“1 mijë orë filmime erotike”, Majko paralajmëron skandalin brenda PS-së: Jepni dorëheqjen para se të dalin!

E gjithë kjo vijë e njëjtë sjellje, për të lartësuar zoraxhinjtë e rinj dhe për të përjashtuar ata të vjetrit, të shndërruar në kritikë, u perifrazua çuditërisht më së miri nga vetë Veliaj, si filozofia e një pushteti që “…ka zëvendësuar endrrat me makthin, tolerancën me hakmarrjen, debatin me heshtjen, solidaritetin me frikën dhe meritokracinë me besnikërinë personale”.

Kjo trajektore e madhe, ky ndryshim sjellje i shefit të qeverisë me qytetarët dhe kreut të partisë me shokët e organizatës, mund të shpjegohet vetëm me ankthin e tij për krijimin e një efekti domino.

Të gjithë e kuptojnë se në kushte normale letrat apo kërkesat e Veliajt nga burgu për mocion kundër Ramës, nuk do të gjenin përkrahës të shumtë. Të tërë e dinë se platformës së Elisës, shumica e atyre që nuk kanë kapacitet të lexojnë më tepër se statuse Facebooku, nuk do arrinin ti shkonin deri në fund. Por me gjithë atë, ndonëse as njëri, as tjetri, në kohë të qeta, nuk do përbënin rrezik, Rama vendosi ti ndëshkojë? Atëherë përse?

Për faktin e thjeshtë që këta fitilë të mos përbashkohen rreth një flake të madhe.

Ai është i sigurtë se po qëndron mbi një tokë që është e gatshme të ndizet. Ai e di se mjafton një shkëndijë që gjithçka të shkrumbohet. Kjo provohet qoftë dhe vetëm nga disa fakte të thjeshta. Nëse do ishte i sigurtë për solidaritetin dhe mbështetjen e të tijëve, Edi Rama nuk do kish pasur asnjë arsye të mos e linte të dëgjohej fjala e Veliajt, të cilën të gjithë e kishin në celularët e tyre, madje e lexonin me bisht të syrit ndërsa ai fliste në tribunë.

Nëse nuk do kishte ankthin e shtimit të rebelëve, ai nuk do i kalonte pa votim përjashtimet e Ndrecës dhe Spiropalit. Vetëm frika se atyre dy tre zërave që e kundërshtuan me mefshtësi, këtë praktikë staliniste, mund tu shtoheshin edhe të tjerë e bëri të anullonte miratimin formal të kërkesës që pati parashtruar vetë.

Historia na mëson se kur situata është e mbarsur, mjafton dhe një pikë që të derdhet e gjithë gota. Ashtu si Duçen që nuk e rrëzuan me lëvizje popullore, por falë puthadorëve të tij brenda këshillit të lartë fashist, rreziku që trysnia e përgjithshme të transformojë në mënyrë të paimagjinueshme edhe servilët e deri djeshëm është gjithmonë prezent.

Për të shmangur këtë Edi Rama ka zgjedhur rrugën e dhunës dhe frikësimit. Pikërisht për këtë ai ka marrë vendim të ushtrojë të njëjtat metoda që përdor ndaj kundërshtarëve politikë apo protestuesve edhe ndaj sivllezërve të tij në parti.

Për të neutralizuar të parët ai vë në punë manipulimin e zgjedhjeve dhe tash së fundi, gjobat e çmendura dhe shkopinjtë e gomës. Të gjitha këto burojnë nga ankthi i atij që e ka kuptuar se nuk është shumicë. Të njëjtën taktikë po përdor edhe brenda PS, pikërisht nga frika se mos i shumëfishohen zërat që i rrezikojnë dominimin.

Ky është, në fakt, lajmi i ri që del nga asambleja e përjashtimeve në gjirin e Lalëzit. Ai se Rama po e ndjen që një fije e ndan nga humbja e besimit të të vetëve, nga ai çast kritik, kur mbarsja e atmosferës së përgjithshme, tjetërson papritur edhe ato qenie që në pamje të parë dukej se ishin të destinuara të vegjetonin përjetësisht. Kur arriti një simbol servilizmi si Lali të kërkojë mocion kundër tij, kur guxoi Mamica që e shihte si hero kombëtar, ti dilte me platformë reformimi, askush nuk mund të çuditet se këtë mund ta bëjë çdo rilindas. Prandaj duhej kërbaçi që Rama nxori nga brezi edhe kundër shokëve të organizatës./ Lapsi.al

Etiketa: Andi BushatiEdi Ramaps

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Të dëgjojmë zërin e njerëzve! Parodi nga fjalimi i Edi Ramës para Asamblesë Socialiste

08:51 : 15/11/2026
AKTUALITET

“1 mijë orë filmime erotike”, Majko paralajmëron skandalin brenda PS-së: Jepni dorëheqjen para se të dalin!

22:49 : 14/11/2026
AKTUALITET

Koçeku: Një parti që nuk kontrollon dot veten, si mund të drejtojë një shtet?

22:38 : 14/11/2026
AKTUALITET

Spiropali doli nga loja, Balluku “bën paqe” me Ramën: Jemi familje e madhe

21:06 : 14/11/2026
AKTUALITET

Rama-shokëve të partisë: Pa mua jeni një mut

20:39 : 14/11/2026
AKTUALITET

Spiropali thumbon Ballukun në Asamble: Na vijnë te dyert e familjeve kur flasim për “shefen”

20:31 : 14/11/2026

TË GJITHA

Drama e njeriut që e ka kuptuar se se duan më as të vetët

09:07 : 15/11/2026

Të dëgjojmë zërin e njerëzve! Parodi nga fjalimi i Edi Ramës para Asamblesë Socialiste

08:51 : 15/11/2026

Lagështira kërcënon Amfiteatrin e Durrësit, nisin punimet restauruese

08:32 : 15/11/2026

Rritja e TVSH, goditja e radhës për turizmin

08:17 : 15/11/2026

“Të mashtrojmë Zotin”, vajza e Putin planifikon krijimin e vaksinës që “do mposhtë plakjen”

08:09 : 15/11/2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme, parashikimi i motit për sot

08:04 : 15/11/2026

Dashuria, paratë dhe vendimet e rëndësishme/ Horoskopi ditor për nesër, 15 nëntor

23:02 : 14/11/2026

RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com