Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë luftarakë, pa lejen përkatëse.
Arrestimi u krye në rrugën e fshatit “Allgjatë”, në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të finalizuar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.
Sipas njoftimit të Policisë, ndërhyrja u bë pas administrimit të informacioneve operative për një person që lëvizte i armatosur në këtë zonë.
Në pranga përfundoi i mituri, banues në Vaqarr, i cili u kap në flagrancë duke mbajtur armën e zjarrit, të dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekët luftarakë.
Materialet procedurale për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore dhe ligjore.
Përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës pas reshjeve intensive, aksi Theth–Ndërlysaj ende me kufizime
Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale
Aksident në aksin Qukës–Prrenjas, dy automjete dalin nga rruga pas përplasjes, plagoset një person
- 09:53 Përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës pas reshjeve intensive, aksi Theth–Ndërlysaj ende me kufizime
- 09:38 Gjenden në Kurbin e Krujë 3 automjete të vjedhura në Fier, policia: Do përdoreshin për ngjarje kriminale
- 09:32 Kaosi në trafikun ajror në SHBA vazhdon, anulohen mbi 16,000 fluturime, mijëra pasagjerë në pritje
- 09:27 Zakharova: Evropa do të ishte më e sigurt pa NATO-n
- 09:20 Sot Maratona e Tiranës, 5800 pjesëmarrës në garë. Ja rrugët që bllokohen
- 08:15 Ushtria izraelite eliminon komandantin e lartë të Hamasit, vritet udhëheqësi i brigadës në Rafah