Sfida e kreut në Ligën e Kombeve, Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë

15 Nëntor 2026 | 10:08

Kombëtarja e Shqipërisë luan sot, më 15 nëntor, ndaj Bjellorusisë, në kuadër të Ligës së Kombeve, në një përballje të rëndësishme për kreun e grupit dhe promovimin direkt në Ligën B.

Ndeshja do të zhvillohet në orën 18:00, në Hungari, për shkak të kufizimeve të UEFA-s ndaj Bjellorusisë.

Të dyja përfaqësueset vijnë pas fitoreve 2-0 në ndeshjet e tyre të fundit, çka e bën edhe më sfiduese përballjen e sotme.

Mungesa kryesore në formacionin kuqezi është ajo e Ylber Ramadanit, i cili është i pezulluar për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë. Në vend të tij pritet të aktivizohet Juljan Shehu, me Qazim Laçin si alternativë.

Në anën tjetër, Bjellorusia do të ketë sërish në dispozicion sulmuesit Artem Shumansky dhe Herman Barkouski, të cilët kanë shlyer pezullimet. Megjithatë, bjellorusët do të jenë pa mesfushorin Aleksandr Svirepa, të skualifikuar, dhe mbrojtësin Vladislav Kalinin, i cili mungon për shkak të lëndimit.

Formacionet e mundshme:

Shqipëria (4-2-3-1): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj (Pilios); Asllani, Shehu (Laçi); Uzuni (Seferi), Muçi, Hoxha; Manaj.

Bjellorusia (4-2-3-1): Lapoukhov; Lukashov, Volkov, Gomanov, Pechenin; Selyava, Bocherov; Kontsevoy, Ebong, Gromyko; Simanenka (Barkouski ose Shumansky).

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Sot Maratona e Tiranës, 5800 pjesëmarrës në garë. Ja rrugët që bllokohen

Këtë diel kryeqyteti mikpret edicionin e 10 –të të maratonës së Tiranës, event sportiv që bën bashkë rreth 5,800 garues. Aktiviteti do të shtrihet në disa...
09:20 | 15/11/2026

Maran dhe Asllani në prag të sfidës me Bjellorusinë: Nuk bëjmë llogari, objektivi është fitorja

Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran, dhe mesfushori Kristjan Asllani kanë dalë në konferencën zyrtare për media në stadiumin “Illovszky Rudolf Stadion”, në prag të ndeshjes...
19:48 | 14/11/2026

Kosova ndalet në barazim pa gola ndaj Izraelit, komplikon objektivin për ngjitjen në Ligën A

Kosova ka humbur një mundësi të mirë për të marrë përkohësisht kreun e Grupit B3 në Ligën e Kombeve dhe për të mbajtur gjallë shpresat...
18:55 | 14/11/2026