Zhvillohet sot Maratona e Tiranës/ Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, akset rrugore që do të bllokohen - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Zhvillohet sot Maratona e Tiranës/ Rreth 5,800 pjesëmarrës në garë, akset rrugore që do të bllokohen

    Insajderi
    15 November 2026 - 10:16
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Edicioni i dhjetë i Maratonës së Tiranës ka nisur sot në orën 08:00, duke mbledhur rreth 5,800 garues në këtë aktivitet sportiv.

    Risi e këtij viti është përfshirja e garës prej 5 kilometrash, e cila synon të krijojë më shumë mundësi për pjesëmarrjen e qytetarëve në këtë event.

    Për mbarëvajtjen e organizimit janë angazhuar prej gjashtë muajsh rreth 600 vullnetarë, 800 efektivë policie dhe 500 punonjës të Bashkisë së Tiranës.

    Për shkak të zhvillimit të maratonës, deri në orën 16:00 do të ketë kufizime në qarkullimin e automjeteve në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit.

    E gjithë Unaza e Vogël e Tiranës do të jetë e bllokuar për automjetet, ashtu si bulevardi “Zogu i Parë” dhe Bulevardi i Ri. Kufizimet përfshijnë gjithashtu segmentin nga sheshi “Skënderbej” deri te sheshi “Nënë Tereza”, Rrugën e Kavajës, Rrugën e Durrësit, “Myslym Shyrin”, rrugët e zonës së ish-Bllokut, si dhe kryqëzimet që lidhin bulevardin me Rrugën e Elbasanit.

    Ndërkohë, zhvillimi i aktivitetit sportiv do të sjellë ndryshime edhe në transportin publik, pasi disa linja të autobusëve urbanë do të devijojnë itinerarin e tyre gjatë ditës së sotme.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark