Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, ka vizituar këtë të diel Shtëpinë e Foshnjës “Hannah dhe Rozafa”, ku vëmendja është përqendruar te kujdesi dhe mirëqenia e fëmijëve.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Spahiu ka bërë të ditur se reforma e deinstitucionalizimit dhe zgjerimi i kujdesit alternativ synojnë t'u japin më shumë fëmijëve mundësinë të rriten në një mjedis familjar të sigurt. Sipas ministres, në këtë proces do të përfshihen 200 familje kujdestare, me synimin që fëmijët të marrin kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë.
“Përmes reformës së deinstitucionalizimit dhe zgjerimit të kujdesit alternativ, ku do të përfshihen 200 familje kujdestare, synojmë që më shumë fëmijë të rriten në një mjedis familjar të sigurt, me kujdesin dhe mbështetjen që meritojnë”, shkruan Spahiu.











Komente
Komento