Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 17-vjeçari në Tiranë, u kap me pushkë gjysmëautomatike dhe 140 fishekë pa leje


Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi u kap duke lëvizur i armatosur në rrugën e fshatit Allgjatë.

I mituri, banues në Vaqarr, u ndalua në kuadër të operacionit policor të koduar “Guns 3”, të zhvilluar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6.

Sipas policisë, operacioni u finalizua pas informacioneve të siguruara në rrugë operative për një person që lëvizte i armatosur.

Gjatë ndërhyrjes, 17-vjeçarit iu gjet një armë zjarri e dyshuar si pushkë gjysmëautomatike, si dhe 140 fishekë luftarakë, të cilat i posedonte pa leje.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.