Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka publikuar pamje nga Maratona e Tiranës, e cila zhvillohet sot, më 15 nëntor.
Krahas pamjeve nga aktiviteti sportiv, Veliaj ka përcjellë edhe një mesazh motivues, duke u bërë thirrje pjesëmarrësve të mos dorëzohen përballë vështirësive dhe të besojnë te forca e tyre.
“Rruga drejt çdo finishi ka sfidat e veta. Ka momente kur rrethanat të thonë të ndalesh, por vullneti të kujton pse u nise.
Mos u dorëzo, beso te forca jote dhe vazhdo përpara! Sepse, siç është e rëndësishme të mbërrish në finish, po aq është edhe të mos heqësh dorë nga rrugëtimi yt.
Suksese!”, shkruan Veliaj në postimin e tij.
