Tre automjete të vjedhura u gjetën nga policia gjatë kontrolleve të ushtruara në terren. Pas zbardhjes së 5 rasteve të vjedhjeve të automjeteve, ku u vu në pranga nëjri prej autorëve dhe u shpallën kërkim dy të tjerë, të cilët më pas dyshohet se mjetet do t’I përdornin për ngjarje kriminale, policia e Fierit në kuadër të hetimeve të thelluara organizoi dhe fazën e dytë të operacioni policor Hija e Natës. Dy nga makinat ishin vjedhur në Mallakastër më datë 13 nëntor dhe tjetra në Divjakë më datë 13 shtator. Ato u gjetën në zonën e Fushë-Mamurrasit, në Kurbin, dhe në Borizanë, Krujë, ku dyshohet se do të përdoreshin për ngjarje kriminale. Po ashtu u gjetën dhe u sekuestruan sende të tjera me interes për hetimin, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për realizimin e vjedhjeve. Lidhur me rastin po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj veprimtarie kriminale si dhe identifikimin e persoanve të përfshirë në këtë rast.