Protesta në bulevard/ Arrestohen 3 persona dhe procedohen 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme

Policia ka arrestuar tre persona dhe ka proceduar penalisht 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme të kryera gjatë tubimit të zhvilluar dje në Tiranë.
Sipas policisë, njëkohësisht janë vendosur 44 masa administrative në bazë të Aktit Normativ, prej të cilave dy në vlerën 500 mijë lekë secila, ndërsa në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, janë dokumentuar akte dhune dhe veprime të paligjshme.
Të arrestuarit janë E.K., 33 vjeç, i dyshuar për dëmtimin e trafikndarësve dhe thyerjen e stendave të reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”; I.R., 23 vjeç, i cili gjatë shoqërimit në komisariat ka goditur një punonjës policie për shkak të detyrës; Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.
Përveç tyre, 18 shtetas të tjerë janë proceduar penalisht.
Në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit. Dy prej tyre janë në vlerën 500 000 lekë.
Ndërkaq, specialistët e Hetimit të Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i plotë:
Tiranë/Arrestohen 3 shtetas dhe procedohen penalisht 18 të tjerë për veprime të kundërligjshme gjatë tubimit të djeshëm.
Vendosen 44 masa administrative, në bazë të Aktit Normativ, dy prej tyre në vlerën 500 000 lekë.
Në vijim të veprimeve hetimore dhe procedurale, të kryera nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin ligjor të akteve të dhunës dhe veprimeve të kundërligjshme gjatë tubimit të zhvilluar ditën e djeshme, u arrestuan shtetasit:
-E. K., 33 vjeç, pasi dyshohet se ka dëmtuar trafikndarëset, si dhe ka thyer stendat e reklamave në rrugën “Muhamet Gjollesha”;
-I. R., 23 vjeç, pasi gjatë shoqërimit në Komisariat ka goditur një punonjës policie, për shkak të detyrës;
-Një i mitur, 15 vjeç, për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, “Prishja e rendit dhe e qetësisë publike”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”, “Shkatërrimi i pronës” dhe “Mosbindja ndaj urdhrave të punonjësit të rendit publik”.
Gjithashtu, 18 shtetas të tjerë u proceduan penalisht.
Ndërkohë, në zbatim të Aktit Normativ nr. 5, datë 28.10.2026, konkretisht pikës 2 të nenit 24/1, janë plotësuar 44 procesverbale për konstatimin e kundërvajtjeve administrative të kryera gjatë tubimit të djeshëm, dy prej të cilave janë në vlerën 500 000 lekë.
Specialistët për Hetimin e Krimit, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të veprimeve të kundërligjshme, identifikimin e shtetasve të tjerë të përfshirë dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



