Sunday, November 15, 2026
  • Login
Timoni.al
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA
No Result
View All Result
Timoni.al
No Result
View All Result
Home AKTUALITET

Juventus, telashe pa fund: shtyhet kthimi i Ylidiz në fushat e lojës

timoni.al by timoni.al
November 15, 2026
in AKTUALITET, KRYESORE, LAJME, Lajmi Fundit
0
Juventus, telashe pa fund: shtyhet kthimi i Ylidiz në fushat e lojës
0
SHARES
0
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Ishte parashikuar që Kenan Yildiz do të kthehej në fushat e lojës në dhjetor, por tani sipas të përditshmes italiane ‘La Stampa’ nuk është më e sigurt se futbollisti do të jetë në dispozicion të skuadrës në mesin e dhjetorit. Fillimisht u parashikua rikthimi më 14 dhjetor në ndeshjen me Monzan, por kjo konsiderohet tani një hipotezë tepër optimiste, po ashtu edhe për raundin pasardhës para Krishtlindjes në ndeshjen delikate me Romën. Mundet që ai të mos jetë ende gati, ose klubi të vendosë ta ruajë për turin e fortë të fillimit të vitit, kur brenda një jave Juventus do të përballet me Bolognan, Torinon dhe Interin. Atëherë pritet të jetë më e qartë se cila do të jetë e ardhmja sezonale e bardhezinjve, por aktualisht mbetet e dukshme ekzistenca e një Juve me Yildiz dhe një tjetër pa të.

Pa Yildiz, Juventus është 11 pikë larg kreut dhe 8 pikë nga vendet e zonës Champions. Gjatë kësaj pauze, trajneri Spalletti do të ketë mundësinë të rikuperojë Conceiçao dhe Nico Gonzalez, gjë që do t’i lejojë atij të eksperimentojë deri në momentin kur të vendosë skuadrën rreth fantazistit turk. Për momentin Spalletti është i detyruar të shfrytëzojë krahët dhe të punojë për të përmirësuar bashkëjetesën në fushë mes Woltemade dhe Kolo Muani.

Zona e avancuar e mesfushës është identifikuar si pika e dobët që nga fillimi i sezonit. Rikthimi i Nico Gonzalez, i cili ishte përshtatur në atë rol para dëmtimit, mund të ofrojë një zgjidhje të përkohshme, por prania e Yildiz konsiderohet vendimtare për ekuilibrin e skuadrës. Deri në konfirmimin e datës së rikthimit të Yildiz, Spalletti pritet të vazhdojë të testojë variante të ndryshme për të optimizuar skemat dhe për të përgatitur ekipin për sfidat e shumta që i presin në fillim të vitit.

Previous Post

I vëllai u arrestua për skandalin e dopingut; Pirro Dhima kërkon dorëheqjen, ministri grek nuk ia pranon

Shfletoni sipas Kategorisë

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2024 timoni.al

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • LAJME
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • SOCIALE
    • Ekonomi
  • OP-ED
  • Sport
  • KOSOVA
  • Vendi
  • JETË/STIL
  • Rajoni
  • BOTË
  • Kuriozitete
  • Shendet
  • Media
  • Tech
  • TJERA

© 2024 timoni.al