Fshiu shënimin kufizues në kartelën e një prone në Selitë, dërgohet në gjyq juristi i ASHK-së
Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar në gjyq një jurist të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës (ASHK), i akuzuar për shpërdorim detyre, pasi dyshohet se ka fshirë në mënyrë të paligjshme një shënim kufizues nga kartela e një pasurie në zonën e Selitës, në Tiranë.
Sipas Prokurorisë, shtetasi me inicialet A.B., jurist pranë Drejtorisë Vendore të ASHK-së Vlorë, akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.
Hetimi nisi pas kallëzimit të administratores së një kompanie, e cila pretendoi se juristi kishte fshirë shënimin kufizues të një kontrate sipërmarrjeje nga kartela e pasurisë me sipërfaqe 3250 metra katrorë, në zonën kadastrale 3292, Selitë.
Sipas dosjes hetimore, pronarët e tokës kishin lidhur një kontratë sipërmarrjeje me shoqërinë për zhvillimin e pronës. Kontrata ishte pasqyruar në regjistrin kadastral me një shënim bllokimi, i cili garantonte mbrojtjen e interesave kontraktore të kompanisë mbi pasurinë.
Prokuroria bën me dije se fshirja e këtij shënimi u krye nga juristi A.B., të cilit praktika i ishte caktuar me short elektronik, pas një kërkese të pronarëve të tokës. Këta të fundit pretendonin se shoqëria nuk kishte realizuar zhvillimin e pronës dhe kishin paraqitur edhe një njoftim noterial për ndërprerjen e marrëdhënies kontraktore.
Pas heqjes së kufizimit nga regjistri kadastral, pronarët lidhën një kontratë të re sipërmarrjeje për të njëjtën pasuri me një shoqëri tjetër.
Nga hetimet rezultoi se kontrata fillestare parashikonte një afat trevjeçar për realizimin e ndërtimit, i cili niste nga momenti i marrjes së lejes së ndërtimit dhe jo nga data e nënshkrimit të kontratës.
Sipas Prokurorisë, pretendimi i pronarëve për moszhvillimin e pronës nuk përbënte në vetvete një provë të mjaftueshme për përfundimin automatik të kontratës. Për këtë arsye, juristi nuk mund të vendoste fshirjen e shënimit kufizues vetëm mbi bazën e kërkesës së njëanshme dhe njoftimit noterial.
Organi i akuzës vlerëson se veprimet e tij kanë cenuar interesat e ligjshme të shoqërisë së parë dhe kanë krijuar mundësinë që e njëjta pasuri t’i nënshtrohej një marrëdhënieje të re kontraktore me një subjekt tjetër.
Protesta e së shtunës në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 18 të tjerë, 44 gjoba nga policia
Lëvizte i armatosur me pushkë dhe 140 fishekë, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë
Përmirësohet situata në qarkun e Shkodrës pas reshjeve intensive, aksi Theth–Ndërlysaj ende me kufizime
- 10:59 ADN-ja e Hitlerit: Çfarë ka zbuluar shkenca
- 10:31 Protesta e së shtunës në Tiranë, arrestohen 3 persona dhe procedohen 18 të tjerë, 44 gjoba nga policia
- 10:27 SHBA-të planifikojnë të tërheqin rreth 5,000 ushtarë nga Evropa, kryesisht nga Gjermania
- 10:19 “Macron, do të biesh ashtu siç ranë rojet e tua”, 200 mijë njerëz marshuan rrugëve të Francës
- 10:12 Më 17 nëntor shpallet vendimi për Hashim Thaçin dhe të bashkëakuzuarit në Hagë
- 10:08 Sfida e kreut në Ligën e Kombeve, Shqipëria përballet sot me Bjellorusinë