E diel, 15 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Basir Çollaku: Asambleja e PS-së ishte si një tubim ushtarak
Lajme

Basir Çollaku: Asambleja e PS-së ishte si një tubim ushtarak

Gazetari Basir Çollaku ka komentuar mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, duke e cilësuar atë më shumë si një tubim ushtarak sesa si një forum ku diskutohen lirisht qëndrimet dhe shqetësimet e anëtarëve të partisë.

Në një intervistë televizive, Çollaku pretendoi se kryeministri Edi Rama kishte kontrolluar diskutimet dhe kishte ushtruar presion mbi vartësit, ndërsa pjesëmarrësit, sipas tij, nuk shfaqën kundërshti apo reagime të hapura.

“Çfarë pamë dje ishte më së shumti një asamble ushtarake, një tubim luftarak i kryeministrit, kryetarit të partisë së gjithëpushtetshme, i cili mendoi të ushtrojë edhe një herë presion mbi ata vartës. Aty unë nuk shoh njeri që të flasë, të reagojë apo të sillet ndryshe”, u shpreh gazetari.

Çollaku u ndal edhe te personat e ulur në rreshtat e parë të sallës, duke thënë se prania e tyre i krijoi përshtypjen e një ambienti gjykate apo prokurorie.

“Pashë në rreshtin e parë të Asamblesë një rresht me dosje. M’u duk sikur ishe te Prokuroria e Posaçme apo në gjykatë, me disa të pandehur në radhën e parë”, deklaroi ai.

Gazetari pretendoi më tej se Rama kishte marrë rolin e një figure që paraqitet si mbrojtëse e të tjerëve, ndërsa kritikoi atë që e cilësoi si mungesë reagimi nga drejtuesit dhe anëtarët e partisë.

Sipas Çollakut, deklaratat dhe mesazhet e bëra publike pas përfundimit të mbledhjes tregojnë se diskutimet brenda Asamblesë kanë qenë më të tensionuara nga sa u pasqyrua gjatë transmetimit.

Ai akuzoi gjithashtu kryeministrin se po tregohej i kujdesshëm në raport me figura të politikës socialiste, për të cilat pretendoi se mund të disponojnë informacione komprometuese. Në këtë kontekst, përmendi Belinda Ballukun, Erion Veliajn, Taulant Ballën dhe disa ministra aktualë apo ish-ministra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.